22 Nisan 2016 Cuma

Kapitulli 5: Themudi

Kapitulli 5: Themudi

Populli i Themudit i përgënjeshtroi të dërguarit. Pasi ata thanë: "Si mund t'i shkojmë prapa një njeriu të vetëm nga gjithë ne? Nëse do ta bënim këtë ne do të ishim të humbur dhe të çmendur. Si ka mundësi që shpallja iu dha atij që është një prej nesh? Ai është një gënjeshtar i pafytyrë!" Nesër do ta marrin vesh se kush është gënjeshtar i pafytyrë!  (El-Kamer 23–26)
Siç thuhet në Kuran, populli i Themudit i refuzoi paralajmërimet e profetit të dërguar nga Allahu, ashtu siç kishte vepruar edhe populli i Adit më parë. Për këtë arsye ata merituan ndëshkimin e Allahut.
Sot, si rezultat i studimeve arkeologjike dhe historike, shumë gjëra të panjohura më parë janë zbuluar, ndërmjet tyre vendi ku jetoi Themudi, shtëpitë që kishin ndërtuar dhe mënyra e tyre e jetesës. Ekzistenca e Themudit, i cili përmendet në Kuran, është një fakt historik i vërtetuar nga shumë zbulime arkeologjike të kohëve të fundit.
Përpara se të hedhim një vështrim mbi zbulimet arkeologjike, do të ishte me dobi të shqyrtonim më parë historinë e përmendur në Kuran dhe të vëmë re kokëfortësinë dhe kryeneçësinë e këtyre njerëzve.

Profeti Salih transmeton mesazhin

Profeti Salih transmeton mesazhin
Edhe te populli i Themudit dërguam vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Atij. Ai ju krijoi nga toka dhe ju vendosi në të, kështu pra, kërkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai të penduar. Me të vërtetë Zoti im është gjithmonë afër (robit me dijen e Tij) dhe i përgjigjet lutjes së tij." Ata i thanë: "O Salih, më parë ne shpresonim shumë te ti. Si mund të na ndalosh që të adhurojmë atë që kanë adhuruar prindërit tanë? Ne me të vërtetë jemi në dyshim për çka po na këshillon."(Hud: 61–62)
ubar
1. Damassku
2. El-Hixhri
3. Hixhazi (Arabia e Mesme)
4. Ubari
5. Hadrameut
Nga Kurani mund të kuptojmë se populli i Themudit është pasardhës i Adit. Të njëjtën gjë e konfirmojnë dhe zbulimet arkeologjike, të cilat tregojnë se origjina e Themudit, i cili jetonte në veri të Gadishullit Arabik, është nga Arabia Jugore, atje ku ka jetuar dikur Adi.
Një pjesë e vogël e popullit iu përgjigj thirrjes së Salihut, ndërsa pjesa më e madhe vazhdoi rrugën e mohimit dhe mosbindjes. Krerët e popullit në veçanti i hodhën poshtë mësimet e Salihut dhe mbajtën një qëndrim tepër armiqësor. Ata u përpoqën me të gjitha mjetet që t'i pengonin dhe t'i shtypnin besimtarët e paktë. Po përse gjithë ky zemërim dhe kokëfortësi? Sepse Salihu kërkonte prej tyre që të adhuronin vetëm Allahun, Zotin e qiejve dhe tokës. Vlen të theksohet se kjo kokëfortësi nuk ishte karakteristikë vetëm e Themudit, sepse në të vërtetë ky popull po përsëriste gabimin e bërë më parë nga populli i Nuhut dhe Adi. Kjo është arsyeja përse Kurani i përshkruan këta popuj si më poshtë:
A nuk ju ka ardhur juve (o njerëz) lajmi i atyre që kanë jetuar para jush, lajmi i popullit të Nuhut, Adit, Themudit dhe të tjerëve pas tyre? Askush nuk i njeh ata veç Allahut. Tek ata erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata vendosën duart në gojë (nga inati) dhe thanë: "Ne nuk e besojmë mesazhin, me të cilin jeni dërguar dhe jemi në dyshim të thellë në lidhje me çka po na ftoni." (Ibrahim: 9)
Megjithë paralajmërimet e profetit Salih, njerëzit nuk mundën të shkëputeshin nga kthetrat e dyshimit dhe mosbesimit, megjithatë një grup i vogël e besoi Salihun. Ata ishin të vetmit që shpëtuan së bashku me Salihun kur erdhi ndëshkimi i premtuar. Krerët e popullit u përpoqën ta shtypnin këtë grup të vogël besimtarësh:
Prijësit kryeneçë të popullit të tij u thanë besimtarëve, të cilët i konsideronin të dobët: "A e dini se Salihu është i dërguari i Allahut?" Ata u përgjigjën: "Ne besojmë mesazhin, me të cilin ai është dërguar." Kryeneçët përsëri thanë: "Ndërsa ne e mohojmë atë që ju e besoni." (El-Araf: 75-76)
Një grup prej atyre që refuzuan besimin – gjoja në emër të Allahut – bënë plane për ta vrarë Salihun.
Ata i thanë: "Ne parandjejmë prej teje dhe prej atyre që janë me ty shenja ogurzeza." Ai u tha: "Shenja juaj ogurzezë është tek Allahu, por ju jeni një popull që po vihet në provë." Në qytet gjendeshin nëntë vetë (nga bijtë e parisë), të cilët bënin ligësi në tokë dhe ishin të pandreqshëm. Ata thanë: "Betohuni ndaj njëri-tjetrit në emër të Allahut që ta vrasim Salihun natën bashkë me familjen e tij dhe pastaj t'u themi të afërmve të tij: "Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij; ne nuk po gënjejmë." Kështu ata përgatitën planet e tyre djallëzore, por edhe Ne bëmë planet Tona, por ata nuk e kuptonin." (En-Neml: 47 – 50)
Populli i kërkoi Salihut argumente bindëse që vërtetonin se ai ishte me të vërtetë i dërguar nga Allahu. Atëherë Allahu u dha atyre si provë një deve femër, e cila doli nga një shkëmb i madh, mirëpo njëkohësisht i sprovoi ata duke u vendosur disa kushte të caktuara. Por ata e vranë devenë. Në suren Esh-Shuara ngjarja tregohet si vijon:
Populli i Themudit i përgënjeshtroi të dërguarit. Kur vëllai i tyre, Salihu, u tha: "Përse nuk i frikësoheni Allahut? Unë jam një i dërguar i besueshëm për ju. Kini pra frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për mesazhin që ju transmetoj. Shpërblimin e kërkoj vetëm prej Atij që më krijoi mua. A mendoni se do të liheni të sigurtë në këtë vend? Në kopshte dhe burime? Në fusha me të mbjella dhe hurma me fryte të pjekura? Duke ndërtuar shtëpitë duke skalitur shkëmbinjtë në male me shumë mjeshtëri? Kini pra, frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia. Dhe mos u shkoni prapa atyre që janë të shfrenuar (në kryerjen e veprave te këqija). Të cilët bëjnë ligësi në tokë dhe janë të pandreqshëm." Ata i thanë: "Ti nuk je veçse një njeri që i kanë bërë magji. Ti je një njeri i zakonshëm si ne. Nëse thua të vërtetën, atëherë na sill një provë." Ai u tha: "Ja ku është deveja! Ajo duhet të pijë ujë në ditë të caktuara, ndërsa ju duhet të pini në ditë të tjera. Dhe mos i bëni asgjë të keqe, përndryshe do t'ju godasë ndëshkimi i një dite të madhe." Por ata e therën devenë dhe më pas u penduan (nga frika). (Esh-Shuara: 141–157)
Në suren El-Kamer, Allahu thotë:
Populli i Themudit i përgënjeshtroi të dërguarit. Pasi ata thanë: "Si mund t'i shkojmë prapa një njeriu të vetëm, të gjithë ne? Nëse do ta bënim këtë, ne do të ishim të humbur dhe të çmendur! Si ka mundësi që shpallja iu dha atij që është një prej nesh? Ai është një gënjeshtar i pafytyrë!" Nesër do ta marrin vesh se kush është gënjeshtar i pafytyrë! Ne do t'u dërgojmë devenë për t'i vënë në provë, ndaj vëzhgoi dhe bëj durim. Tregoju se uji do të ndahet ndërmjet tyre dhe devesë. Secili do të pijë ujë sipas radhës së vendosur. Por ata thirrën shokun e tyre dhe ai e mori devenë dhe e theri. (El-Kamer: 23 – 29)
Fakti që ata nuk u ndëshkuan në atë moment e shtoi edhe më shumë paturpësinë dhe arrogancën e tyre. Ata e sulmuan Salihun duke e akuzuar se ishte gënjeshtar.
Kështu ata e therën devenë dhe e mohuan në mënyrë të pacipë urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih! Sille ndëshkimin që na premtove, nëse je me të vërtetë i dërguar i Allahut."  (El-Araf: 77)
Allahu ua shkatërroi planet dhe dredhitë jobesimtarëve dhe e shpëtoi Salihun prej tyre. Pas kësaj Allahu, e urdhëroi Salihun t'u transmetonte njerëzve se ata do të shkatërroheshin për tri ditë.
Por ata e therën devenë, ndaj dhe ai u tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë. Ky premtim nuk do të përgënjeshtrohet." ( Hud: 65)
Tri ditë më vonë paralajmërimi i Salihut u bë realitet dhe Themudi u shkatërrua.
Britma shkatërruese i përpiu keqbërësit dhe ata u shndërruan në kufoma të ngrira në shtëpitë e tyre, sikur të mos kishin jetuar kurrë më parë atje. Nuk ka dyshim se Themudi e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatërruar qoftë Themudi!  (Hud: 67-68)

Zbulimet arkeologjike në lidhje me Themudin

Thamud tribe
Petra Valley
Nga të gjithë popujt e përmendur në Kuran, Themudi është një prej popujve për të cilin disponojmë më tepër informacione deri më sot. Burimet historike vërtetojnë ekzistencën e një populli të quajtur Themud. Populli i qytetit të Hixhrit të përmendur në Kuran në një ajet tjetër mendohet se është pikërisht Themudi, sepse një emër tjetër i Themudit ishte As'hab El-Hixhr. Kështu, fjala "Themud" është emri i popullit, ndërsa qyteti El-Hixhr është një prej qyteteve të ndërtuara nga ky popull. Përshkrimi i gjeografit grek, Plinit, përputhet me këtë fakt. Ai shkruante se Domatha dhe Hegra ishin vendet ku banoi Themudi dhe ku më vonë u ngrit qyteti i El-Hixhrit.29
Burimet më të vjetra të njohura që bëjnë fjalë për Themudin, janë kronikat e fitoreve të mbretit babilonas Sargon II (shek. VIII p.e.s.), i cili e mundi këtë popull gjatë një fushate në Arabinë Veriore. Në shkrimet e Aristotelit, Ptolemeut dhe Plinit, grekët i referohen këtij populli si "Tamudaei", d.m.th. "Themud".30 Ky popull u zhduk plotësisht përpara dërgimit të profetit Muhamed, afërsisht rreth viteve 400–600 e.s.
Në Kuran, Adi dhe Themudi gjithmonë përmenden së bashku. Përveç kësaj, në shumë ajete, Themudit i kërkohet të nxjerrë mësime nga shkatërrimi i Adit. Kjo tregon se Themudi kishte njohuri të hollësishme për Adin.
Ne dërguam te populli i Themudit vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij…"
Mos harroni se Ai ju bëri trashëgues pas popullit të Adit, duke ju dhuruar vendbanime në tokë, ndërsa ju ndërtoni për vete në fusha ndërtesa madhështore dhe ngrini shtëpi duke gdhendur shkëmbinjtë në male. Kështu pra, përkujtoni mirësitë e dhuruara nga Allahu dhe mos bëni ligësi në tokë.  (El-Araf: 73–74)
Siç kuptohet nga ajeti, ekziston një lidhje midis Adit dhe Themudit. Madje Adi mund të ketë qenë një pjesë e historisë dhe kulturës së Themudit. Salihu e këshilloi Themudin që të kujtonte shembullin e Adit dhe të nxirrte mësime prej tij.
ThamudThamud tribe

Nebateanët, një prej fiseve arabe, themeluan mbretërinë e tyre në Luginën e Rumit, në Jordani. Në këtë vend, i cili njihet dhe si Lugina e Petrës, mund të shihen shembujt më të mirë të mjeshtrisë së skalitjes së gurit. Edhe Themudi pëmendet në Kuran për mjeshtërinë e punimit dhe skalitjes së gurit. Sidoqoftë, sot nuk ka mbetur gjë tjetër nga këta dy popuj veçse disa rrënoja që na japin një ide të qartë të nivelit të artit të asaj kohe. Në këto foto ju mund të shihni disa shembuj të punimit të gurit, në Luginën e Petras.
Thamud
Ndërsa vetë Adit iu tregua shembulli i popullit të Nuhut, i cili kishte jetuar para tyre. Ashtu siç pati Adi një rëndësi historike për Themudin, po ashtu edhe populli i Nuhut pati një rëndësi historike për popullin e Adit. Këta popuj kishin njohuri për njëri-tjetrin dhe ndoshta kishin të njëjtën prejardhje.
Petra
 
Ne kemi thënë se Kurani flet për ekzistencën e një lidhjeje midis Adit dhe Themudit. Themudit iu kërkua që të kujtonte shembullin e Adit dhe të merrte mësim nga shkatërrimi i tij, megjithëse vendet ku jetuan Adi dhe Themudi janë shumë larg nga njëra-tjetra. Nga kjo mund të mendohet se nuk ekziston ndonjë lidhje midis këtyre dy komuniteteve. Atëherë përse i kërkohet Themudit që të kujtojë Adin?
Përgjigja zbulohet pas një hetimi të shkurtër. Largësia gjeografike midis Adit dhe Themudit është mashtruese. Burimet historike zbulojnë se ekziston me të vërtetë një lidhje e fortë midis tyre. Themudi e njihte Adin, sepse këta dy popuj ka shumë të ngjarë të kenë pasur të njëjtën origjinë. "Britanica Micropaedia" shkruan për këta popuj nën titullin "Themud":
"Në Arabinë e lashtë disa fise ose grupe fisesh kanë qenë të njohura rreth shekullit IV p.e.s. deri në gjysmën e parë të shekullit VII e.s. Meqenëse Themudi ka mundësi ta ketë prejardhjen nga Arabia Jugore, duket se një grup shumë i madh prej tyre u shpërngul në veri në kohët e hershme, duke qëndruar në shpatet e Xhebel Ethleb (malit Ethleb). Punimet arkeologjike të kohëve të fundit kanë nxjerrë në dritë shkrime dhe piktura të shumta themudiane jo vetëm mbi Xhebel Ethleb, por në të gjithë Arabinë Qendrore."31 
Shkrime të ngjashme me alfabetin smaitik (i quajtur themudian) janë gjetur si në Arabinë Jugore ashtu edhe në Arabinë Qendrore.32 Në fillim, shkrimet u identifikuan në një zonë në veri të Jemenit Qendror që njihet me emrin Themud, e cila kufizohet në veri nga Rub'al Khali, në jug nga Hadrameuti dhe në perëndim nga Sheb'ua.
Më parë, pamë se Adi jetonte në Arabinë Jugore. Është shumë domethënës fakti se disa mbetje të Themudit janë gjetur në zonën ku ka jetuar Adi, sidomos përreth zonës ku Hadramitët, pasardhësit e Adit, jetuan dhe ndërtuan kryeqytetin e tyre. Ky zbulim shpjegon lidhjen midis Adit dhe Themudit, e cila përmendet dhe shpjegohet në Kuran. Salihu u thotë njerëzve të tij se ata ishin trashëguesit e Adit:
Ne dërguam te populli i Themudit vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhururar tjetër të vërtetë përveç Tij… Mos harroni se Ai ju bëri trashëgues pas popullit të Adit, duke ju dhuruar vendbanime në tokë…" .(El-Araf: 73–74)
Themudi e pagoi shtrenjtë mosbindjen ndaj të dërguarit të Allahut dhe u ndëshkua rëndë. Ndërtesat madhështore nuk mundën ta shpëtonin prej fundit të tmershëm. Fati i tij ishte i njëjtë me fatin e shumë popujve të tjerë, të cilët mohuan të vërtetën.
Thamud tribe
Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngritni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë.
(Al-A‘raf: 74)

Fusnotat

29. Hicr, Islam Ansiklopedisi: Islam Alemi, Tarihi,Cografya, Etnografya ve Bibliyografya Lugati,(Encyclopedia of Islam: Islamic World, History,Geography, Ethnography, and Bibliography Dictionary) Vol. 5/1, fq. 475
30. Philip Hitti, A History of the Arabs, London: Macmillan, 1979, p. 37
31. Thamuds, Britannica Micropaedia, Vol. 11, p.672
32. Brian Doe, Southern Arabia, Thames and Hudson, 1971, pp. 21-22

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder